Në kombëtare nuk është ende zgjedhje e parë, por nuk prish punë.
Ka kohë për Medon Berishën I cili ka nisur të shkëlqejë në Serinë A, dhe ja ku pati një arritje të madhe.
Pas golit shumë të bukur shënuar këtë fundjavë në Serinë A, mesfushori kuqezi u zgjodh në formacionin e javës nga faqja e specializuar e futbollit dhe e statistikave, “sofaskor”.
I vlerësuar me notën 8, ai ishte pjesë e mesit të fushës së javës së 8-të, në krah të një ylli të madh si Luka Modriç I Milanit dhe I Kroacisë.
Kjo, edhe pse Leçe në fund humbi me shifrat 3-2 në fushën e Udinezes.
Berisha 22-vjeçar ka një gol dhe një asist këtë sezon në kampionatin italian, në të cilin ka luajtur 6 nga 8 ndeshjet gjithsej, si dhe ka qenë në fushë edhe në një sfidë të Kupës.
Ky është edicioni I tij I tretë në të cilin luan në Serinë A, dhe gjithsej ka 24 ndeshje, me një gol e dy asiste.
Në krah të Ylber Ramadanit, ai ka formuar një dyshe shqiptare e cila ndihmoi vjet puljezët të mbijetonin në elitën e futbollit italian, dhe që pritet të luajnë një rol edhe më të madh, ndonëse mund të ndodhë që të kërkohen nga skuadra të tjera, më të njohura në Apenine.

