Medon Berisha e bën “sefte”, 20-vjeçari shqiptar debutoi kundër Interit

schedule15:56 - 28 Shkurt, 2024

schedule 15:56 - 28 Shkurt, 2024

Shpresat tek ai i kanë të mëdha.

Mendon Berisha mund të jetë një ngha talentet e reja të vërteta të futbollit shqiptar, dhe ja ku e shtoi emrin e tij në historinë e një kampionati të madh.

Mesfushroi 20-vjeçar i Shqipërisë U21 debutoi për Leçe në Serie A, pikërisht në ndeshjen që puljezët e humbën 0-4 në shtëpi ndaj Interit.

Në këtë përballje më shumë ra në sy aktivizimi si titullar dhe paraqitja shumë e mirë e Kristjan Asllanit, dhe padyshim Berisha i ri mbeti në hije.

Gjithsesi, për të kjo javë e Serie A do të mbetet e shënuar, dhe ai shpreson që të jetë vetëm hapi i parë në një karrierë të suksesshme.

Ish-lojtari i Young Boys në Zvicër, Berisha kaloi tek Leçe në Itali në moshën 17-vjeçare duke shkëlqyer në ekipet e moshave, dhe më pas u mor nga ekipi i parë puljez.

Aktualisht, 20-vjeçari bëhet lojtari i 11-të kuqezi që aktivizohet në Serinë A, ashtu siç po bëjnë emra më të njohur si Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Bajrami, Ismajli, Kumbulla, Etrit Berisha, Ismajli, Ramadani apo Stiven Shpendi.

Berisha ka 9 ndeshje dhe 3 gola në ekipin Shpresa si dhe ka luajtur për Shqipërinë U19 e U20 dhe me Kosovën U21./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!