Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar në Bukuresht me kryeministrin e Rumanisë z Nicolae Ciucă.
Fokusi i diskutimeve mes dy politikanëve ishte nevoja e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve jo Europiane të Ballkanit në Iniciativën e 3 deteve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Mediu tha se ka falënderuar kryeministrin rumun për mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.
“E falenderova për mbështetjen e antarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.
Nevojën e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve jo Europiane të Ballkanit në Iniciativen e 3 deteve.
Rumania ka një rol të vecantë në shumë aspekte si vend i NATO dhe BE në përballjen e agresionit Rus në Ukrainë si dhe në situatat e reja gjeopolitike. Samiti i NATOs në Madrid duhet të konsideroj situatën në Ukrainë por edhe ndikimin e Kinës në Europë”, shkruan Mediu.
Në takim ishin të pranishëm zyrtari amerikan Bob McWeen, Deputeti Britanik Mark Pritchard, President Emritus i OSCE PA George Tsereteli dhe bashkë-organizuesi i SEE Gathering në parlamentin Rumun deputeti rumun, z. Ben Oni Ardelean.
/abcnews.al/