Mediu takim me qytetarët e Kinostudios: Së bashku t’i kthejmë shpresën vendit

schedule11:09 - 10 Prill, 2021

schedule 11:09 - 10 Prill, 2021

Kandidati nr.7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu zhvilloi takime me qytetarët në zonën e Kinostudios.

Gjatë këtij takimi Mediu shprehu besimin dhe optimizmin e tij të plotë për bashkimin dhe votimin masiv në 25 prill, duke vlerësuar si një ditë me rëndësi të madhe kombëtare.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin e tij për largimin masiv të shqiptarëve veçanërisht  të rinjve dhe rrezikun që i kanoset sot familjes, kombit shqiptare nga ky fenomen.

 

“Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Mediu.

Mediu ofroi bashkëpunimin e tij të plotë për këta të rinj, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen e madhe që kanë dhënë.

Sakaq ai theksoi se duhet të bashkohen të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë dhe të mos e braktisin atë duke ua lënë peng krimit dhe korrupsionit, por njerëzve të ndershëm dhe atyre që dinë ta bëjnë një vend më të mirë.

/abcnews.al/