Kryeministri Edi Rama ka nisur tentativat për të blerë kandidatë të opozitës, me qëllimin e vetëm të fitojë mbi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë e deklaroi kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu ndërsa ishte në një takim me strukturat drejtuese dhe kandidatët e PR-së për Tiranën.
“Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qendror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar”, tha ai.
Sipas Mediut synimi i kryeministri Rama është që të fitojë I vetëm dhe një mandate tjetër qeverisës.
“Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t`a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit”, deklaron Mediu.
Ai e akuzoi kreun e qeverisë se i ka dhënë pushtet krimit të organizuar dhe e ka vendosur shtetin në shërbimit të kriminelëve. Duke folur për negociatat me PD-në për të dalë së bashku në një koalicion, ai tha se nuk është duke kërkuar Pazar por vlerësimin e çdo demorkati dhe republikani, si mënyrën e vetme për të mposhtur kryeministrin aktual. /abcnews.al