Mediu: Rama bën fushatë konfliktuale, fokusi ynë tek biznesi dhe punësimi

schedule15:52 - 19 Mars, 2021

schedule 15:52 - 19 Mars, 2021

 Kryeministri Edi Rama është politikani i parë që fushatën e elektorale e ka ndërtuar mbi konfliktin dhe denigrimin e kundërshtarit, shprehet kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

“Ne nuk i përgjigjemi fushatës konfliktuale që po ndërton Rama. Ai vetëm shan, përbuzë dhe kjo nuk ka ndodhur ndonjë herë në historinë politike. Ne nuk do merremi me Edi Ramën por do të flasim me shqiptarët”, ka thënë Mediu.

Mediu më pas zhvilloi disa takime me biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë.

“Asnjë lloj ndihme, vetëm një muaj morëm një pagë me shumë vështirësi dhe pastaj qëndruam 3-4 muaj mbyll dhe taksat vazhdonin normalisht”, tha më tej ai.

Në një tjetër biznes, Mediu akuzoi qeverinë se as gjatë tërmetit dhe as gjatë pandemisë nuk ndali vjedhjen.

“Edhe tërmeti edhe në pandemi nuk u ndal në makutërinë për të vjedhur”, u shpreh ai.

Fokusi i opozitës, theksoi Mediu, do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe punësimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!