Mediu për vakancat në gjyqësor: Grusht shteti

schedule16:16 - 19 Korrik, 2018

schedule 16:16 - 19 Korrik, 2018

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë është një grusht shteti, sipas kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e kundërshtoi, duke u shprehur se këto vakanca janë normale gjatë procesit të Vettingut.

Shqetësimi kryesor i kryetarit të Partisë Republikane është rreziku i që po i vjen demokracisë nga kriza ekzistenciale kushtetuese.

Ne jemi në kushtet e një grushti shteti dhe banditizmi kushtetues. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, Nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk do ketë Gjykata Apeli, nuk do ketë Gjykata Rrethesh së shpejti”, tha Mediu.

Zgjidhja nuk vjen nga shtimi i kuoatave në Magjistraturë, tha Mediu.

Dikush thotë të shtojmë kuotat në Magjistraturë, por harron se të jesh anëtar i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese duhen vite pune në gjyqësor. Si do bëjmë, ku do i gjejmë këta gjyqtarë apo duhet të rikthejmë gjyqtarët e diktataturës”, deklaroi Mediu.

E ka kuptuar gabim procesin e Vettingut Fatmir Mediu, sipas Taulant Ballës.

“Kush nuk e ka ditur që Vettingu prodhon vakanca nuk e ka ditur se çfarë ka votuar sot e dy vite nmë këtë seancë”, tha Balla.

Kjo nuk i ndryshon mendimin kryetari të Partisë Republikane.

Nëse dikush mendon se mund të sillet me këtë popullsi ai arixhiu që i vendos zinxhirin në hundë Ariut dhe i biedefit, duke e detyruar tësillet vërdallë dhe thotë se sa bukur kërcen Ariu, që lëngon nga dhimbja dhe zinxhiri, duhet t`a dije se ky popull këputi zinxhirët e diktaturës dhe do të këpusë dhe zinxhirët e krimit dhe korrupsionit, dhe kjo ditë nuk është e largët”.

Nëse Mediu përdor krahasimin e ariut për popullin, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i bën një përshkrim të ri rilindjes socialiste.

“Janë rikthyer si hibridë. Ku janë? Janë kudo mes nesh, janë ministra, deputetë, këshilltarë ambasadorë. Kanë rilindur sepse edhe mijtë rilindin. Është e dhimshme, por e vërtetë”, tha deputeti i LSI, Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!