Mediu pa pakt, Idrizi i dorëzon PD-së shifrat e 2017, a rrezikon Basha të humbë 2 aleatë?

schedule19:07 - 15 Janar, 2021

schedule 19:07 - 15 Janar, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj

Aksionin e tij politik në 8 vitet e opozitës, Lulzim Basha e ka ndarë me aleatët e tij tradicional. Edhe vendimet e forta politike për djegien e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve vendore e dakordësoi me ta. Por kur kanë ngelur edhe 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, negociatat me aleatët historik apo edhe me të tjerët që i’u bashkuan opozitës pas vitit 2017 nuk po rezultojnë aspak të lehta.

Kryerepublikani Fatmir Mediu ndryshe nga kryetarët e tjerë të partive që i përmbushën pritshmëritë duke siguruar mandate e tyre, ambicien personale por edhe për forcën që drejton e ka më të madhe. Grupi negociator i ngritur në PD për negocimin për marrëveshjet me aleatët po punon për të bindur kreun e Partisë Republikane për t’i dhënë një mandat të sigurt në Tiranë.

Por kreun i republikanëve ka paraqitur në selinë blu, historikun e votave për forcën e tij politike në zgjedhjet e 2005, 2009 dhe 2013. Mediu është i bindur se PR meriton dy vende të sigurta në listën e PD në Tiranë dhe një tjetër vend në listat e Fierit. Për aq kohë sa palët nuk kanë rënë dakort për këtë nivel përfaqësimi fleta e marrëveshjes parazgjedhore ka mbetur pa firmë.

Por në tryezës e negociatorëve Paloka, Bardhi dhe Rushaj është vendosur edhe historiku i votave të PDIU-së nga Shpëtim Idrizi. Edhe kreu i çamëve nuk pranon që forca e tij politike të trajtohet si parti-kryetar, duke sjellë në vëmendje plot 76.064 që PDIU mori në 2017 kur garoi e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni.

Shpëtim Idrizi pritet të mos dalë nga negociatat pa tre emra të sigurt në listat e Partisë Demokratike, prej të cilave 2 mandate do të kërkohen në kryeqytet dhe 1 tjetër në Fier. Ditët e ardhshme, Lulzim Basha do të duhet që të përmbush pritshmëritë e aleatëve për vende të sigurta, t’i dërgoj demokratëve krerët e qarqeve që do t’i drejtojnë në fushatë por edhe të ngjall shpresë tek shqiptarët, të cilët është i bindur se do t’i qeverisë pas 25 prillit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!