Mediu: Opozita duhet të bëjë analizë në çdo veprim që bën

schedule20:54 - 21 Janar, 2019

schedule 20:54 - 21 Janar, 2019

Sipas kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita duhet të analizojë vetveten në çdo veprim politik që bën. I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, ai theksoi se vendi i opozitës është në parlament.

“Unë mendoj që opozita duhet të bëjë analizë në çdo veprim që bën. Unë e pashë shumë të drejtë qëllimin e PD për vettingun në politikë. Për fatin e keq mazhoranca e refuzoi. Nga pikëpamjet e tjera duhet të kuptojmë që Kuvendi nuk është tribunë e PS-së. Institucioni që përfaqëson zërin e qytetarëve është parlamenti. Unë mendoj që me sjelljen pa moral të mazhorancës, opozita duhet të jetë e kundërta. Kuvendi është tribuna ku qytetarët shikojnë që përfaqësohen. Opozita duhet të jetë në parlament për të treguar kualitet”, tha Mediu.

Mediu tregoi gjithashtu disa nga mënyrat se si do protestojë opozita për të rrëzuar qeverinë  Rama.

“Për mua do jetë një lëvizje shumë dimensionale. Arta Dade e thotë që Edi Rama jo vetëm ka uzurpuar, por ka shkatërruaer çdo lloj tendence brenda PS-së. Protesta të vazhdueshme përballë kryeministrisë. Marrëdhënie të qartë me ndërkombëtarët. Marrëdhëniet me qytetarët për të kuptuar njerëzit do ishin presioni më i madh ndaj Ramës për ta larguar nga qeveria”, u shpreh kreu i PR-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!