Kreu i PR-së shikon një panoramë të zymtë për procesin zgjedhor në 25 prill në Shqipëri. Ai tha sonte në “Log.” se Edi Rama do t’i manipulojë dhe këtë nuk ka ndërkombëtar që e ndalon. Zgjidhja? Aleati tradicional i PD-së kërkoi mobilizimin e opozitës për të mbrojtur votën.
“Edi Rama do të përdorë cdo gjë. Ndryshoi kodin zgjedhor, vazhdon lidhet me njerëz me interesa kriminale për të manipuluar procesin zgjedhor. Edi Rama ka qëllim të mos bëjë zgjedhje të lirë. Nuk ka ndërkombëtar që mund të ndalojë manipulimin e zgjedhjeve.
Raporti i OSBE do të shkruajë prapë…nuk do të presim cfarë shkruajnë ndërkombëtarët nëse opozita nuk mobilizon veten dhe qytetarët për të garantuar të drejtën e votës, ndërkombëtarët nuk bëjnë dot gjë në këtë vend” tha ai./ db/ Abcnews.al