Ndërsa opozita protestonte në Tiranë, një përfaqësues i saj, kreu republikan Fatmir Mediu ishte në një takim të asamblesë parlamentare të OSBE në Vjenë, ku shpjegoi arsyet e protestës kundër qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu nënvizoi se edhe në raportet e OSBE për zgjedhjet e kaluara, ishte theksuar blerja e votës dhe nderhyrja ne procesin zgjedhor e elementëve kriminalë. Këto janë disa nga arsyet e forta, që kanë sjell protesten masive të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe qeverisë të inkriminuar, ka thënë Mediu. Kreu i PR u ndal në nevojën për një Reformë Zgjedhore, me ndihmën dhe mbështetjen e strukturave ndërkombëtare, si kusht i vetëm për një Shqiperi të denjë për familjen evropiane.
Mediu ka kërkuar përfshirjen e Asamblesë Parlamentare e OSBE-së, në kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në mënyrë që të gjendet një zgjidhja e këtyre protestave, por edhe për diskutimet në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë, çështje që ka ndezur një debat në rajon e jo vetëm./abcnews.al