Nga Kombinati një ditë më parë, Fatmir Mediu sot zhvilloi takime me banorë dhe biznese në njësinë 5 në Tiranë. Edhe këtu sipërmarrësit e vegjël u shprehën për vështirësi në këtë vit të pandemisë.
“Shyqyr që kemi maskën, të flasim me vetën e nuk na kupton njeri. Ne besojmë se ato para në xhepat tuaj është shumë herë më i mirë se në xhepat e Ramës”, ka thënë Mediu.
Keqqeverisja, shtoi në vijim Mediu, është shkaku i gjendjes së jo të mirë të ekonomisë.
“Paga minimale, paga e arsimtarëve, paga e mjekëve, në të gjithë rajonin, janë shumë herë më të larta se sa janë në Shqipëri. Shëndetësia, arsimi është në një kualitet shumë herë më të lartë sesa Shqipëria. Po pse ndodh kjo? Se pavarësisht nga problemet, atje ka një qeverisje, e cila përpiqet t`i japë mundësi dhe shanse qytetarëve të vet, kurse këtu ndodh e kundërta”, ka thënë ndër të tjera kreu i PR-së.
Mediu i cili është i 7-ti në listën e kandidatëve të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, u shpreh më tutje për paketën mbështetëse të së djathtës për biznesin dhe ekonominë.
“Si “Aleancë për Ndryshim”, ne kemi vendosur në themel ekonominë. Sepse ekonomia është ajo që në fund të fundit na jep shanse për të jetuar më mirë, na jep shanse gjithmonë për të parë se çfarë duhet të bëjmë për të rritur mirëqenien tonë familjare, dhe mirëqenien dhe ekonominë tonë kombëtare”,ka thënë ai.
Kjo situatë, sipas kreut të republikanëve, ndryshim me bashkim të të gjithë shqiptarëve ditën e votimit./abcnews.al