Mediu: E djathta nuk krahasohet me të majtën për atë që ka realizuar në keto 30 vite

schedule10:38 - 15 Tetor, 2020

schedule 10:38 - 15 Tetor, 2020

Partia Republikane këtë të enjte ka mbledhur strukturat e njësisë administrative numër 1.

Kryetari i PR Fatmir Mediu,  në fjalën e tij para mbështetësve është shprehur se gjallërimi i strukturave të partisë në këtë njësi me anëtarë të rinj, në përbërje dhe moshë, tregon suksesin tonë në  qarkun e Tiranës

Ndër të tjera ai ka theksuar se  e djathta duhet të jetë gjithmonë krenare me historinë e vet, dhe nuk mund të krahasohet me të majtën për atë që ajo ka realizuar për, Kombin, Shqipërinë dhe shqiptarët në këto 30 vite

E djathta duhet të përfshi në angazhimet e saj politike, parlamentare dhe qeverisëse, të gjithë vlerat e saj historike dhe në mënyrë të veçantë atë kontigjent të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë mbaruar në Universitet e Shqipërisë, në Amerikë dhe Europë, të cilët së bashku me Profesorët e tyre,  janë një aset i çmuar kombëtar.

Ne jemi krenar që kemi mes nesh shumë të tillë. 

E djathta duhet të jetë gjithmonë krenare me historinë e vet, dhe nuk mund të krahasohet me të majtën për atë që ajo ka realizuar për, Kombin, Shqipërine dhe shqiptarët në këto 30 vite. Duke filluar me liberalizimin e vizave me BE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e një infrastrukture moderne nën drejtimin e Sali Berishës. Sot e djathta ka një përgjegjësi të madhe sot, jo thjeshtë për të larguar regjimin e korruptuar të Rilindjes së Edi Ramës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës Europiane dhe të garantojë mundësinë e anëtarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 Prillit. Në mandatin e saj qeverisës, të garantojë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe punësim të shqiptarëve për të ndaluar largimin masiv të pjesës më aktive të shoqërisë, duke shmangur kështu një problem të madh politik, ekonomik dhe social”, është shprehur Mediu.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!