Mediu: Do i kërkojmë Presidentit shtyrjen e zgjedhjeve vendore

schedule23:43 - 29 Prill, 2019

schedule 23:43 - 29 Prill, 2019

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi në emisionin “Byro Politike” se në takimin e pesë partive opozitare me Presidentin do të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve. Mediu tha se një tryezë me partitë politike e thirrur nga kreu i Shtetit është e vetmja mënyrë për të rikthyer dialogun qeveri-opozitë për krizën politike në vend.

“Ka nevojë për një dialog politk dhe zgjedhjet pa opozitën nuk janë të plota e të ndershme dhe kjo do ishte kosto për Shqipërinë. Kërkuam që nëse ka iniciativë të Presidentit mendojmë që edhe partnerët të kenë ndikimin tyre për një zgjidhje. Të ulemi të diskutojmë që të mos ta çojmë vendin drejt një konflikti. Të mos bëjmë zgjedhje në 30 qershor, të kemi një angazhim politik që të mos i devijojë njeri. Të kufizojmë rolin e pushtetit dhe t’u japim rol njerëzve në shqoërinë shqiptare”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!