Mediet ndërkombëtare: Nga raketa “Satan II” te bunkerët bërthamorë, si po përgatitet Rusia për të shkaktuar Luftën e Tretë Botërore

schedule16:28 - 3 Maj, 2022

schedule 16:28 - 3 Maj, 2022

Nga të ashtuquajturit avionë të “Ditës së kiametit” deri te çanta bërthamore sekrete e Putinit, ka shenja se Rusia mund të përgatitet për të ndezur një Luftë të Tretë Botërore bërthamore.

Putini ka paralajmëruar tashmë se do të përdorë armë bërthamore kundër Perëndimit nëse dikush ndërhyn në Ukrainë, por Britani i ka minimizuar paralajmërimet  ruse si “bravado” (mburrje).

Makina e luftës e Putinit u gjymtua nga rezistenca e ashpër ukrainase dhe kjo ka shkaktuar frikë se Putin mund të përdorë armët bërthamore.

Por sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace është përpjekur të qetësojë zërat dhe frikën në rritje duke e përshkruar situatën si “një betejë retorike.”

Megjithëse ekspertët thanë se mundësia që Putini të përdorë armë bërthamore për të ndezur një Luftë Botërore nuk ka gjasa, ka shenja se Putini mund të përgatitet për të filluar një konflikt bërthamor.

Avionët e Ditës së Kiametit

Një nga avionët specialë të Putinit, i ashtuquajtur “Dita e kiametit” për përdorim në rast lufte bërthamore me Perëndimin nuk është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit.

Një video rrëqethëse tregoi Ilyushin Il-80 duke kaluar poshtë në periferi të kryeqytetit.

Il-80 pa dritare është një nga katër avionët e projektuar për të vepruar  në rast të një sulmi bërthamor.

Ekuivalenti amerikan janë avionët Boeing E-4B të bazuara në aeroplanin 747.

Zyrtarët rusë konfirmuan se avioni do të shfaqet në paradën vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj dhe se ai ka qenë i përfshirë në prova për shfaqjen.

Avioni gjigant i epokës sovjetike nuk është parë në një përkujtimore të Ditës së Fitores që nga viti 2010.

Rishfaqja e tij mendohet të jetë një shenjë që Putin dëshiron t’i dërgojë një mesazh paralajmërues Perëndimit.

Akt bërthamor

Putini është parë disa herë me atë që duket si çanta sekrete bërthamore e Rusisë.

Muaji e kaluar ai mbërriti në  kozmodromin Vostochny me helikopter për të vizituar një port hapësinor me diktatorin bjellorus  Alexander Lukashenko.

Putin  mbërriti në port i shoqëruar nga shefi i tij i lartë ushtarak, i cili u pa duke mbajtur pajisjen e supozuar të lëshimit.

Valixhja sekrete mendohet se mban brenda aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit.

Sipas medieve lokale janë tre çanta në total.

Kërcënimet në televizionin rus shtetëror

Televizioni rus shtetëror ka kërcënuar se do ta zhdukte Britaninë e Madhe në një cunami radioaktiv në një video propagandistike të çuditshme.

Në transmetimin rrëqethës prezantuesi tregoi se si raketa më e fundit bërthamore e Kremlinit, Satan 2, mund të asgjësojë Britaninë.

Moderatori Dmitry Kiselyov paralajmëroi opsionin e dytë të Rusisë për të “zhytur Britaninë në thellësi të detit” me dronin robotik nënujor Poseidon.

Në një grafikë rrëqethëse, ai paralajmëroi se raketa do të ngrinte një valë gjigante cunami deri në 1640 metra lartësi.

Testimi i raketës Satan II

Ekspertët e telebizonit pro-Putin kanë kërcënuar më parë përdorimin e raketës RS-28 Sarmat duke i dhënë fund botës.

Putin u mburr se raketa e tij bërthamore Satan 2 mund të shpërthejë çdo mbrojtje.

Presidenti tha se kjo raketë do t’i bëjë të mendohen 2 herë vendet që kërcënojnë Rusinë. Predha vdekjeprurëse mund të fluturojë mbi 11,000 milje, të mbajë 15 koka luftarake dhe ka potencialin të shkatërrojë një zonë me madhësinë e Britanisë së Madhe me një goditje të vetme.

Thuhet se është raketa balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi në botë.

Bunkerët bërthamorë

Putin dhe rrethi i tij i ngushtë thuhet se jetonin në bunkerë bërthamorë sekretë në mars , pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Përdorimi i bunkerëve të sigurisë së lartë sugjeron se  Putini mund të përgatitet të vendosë armët bërthamore në veprim.

Lëvizjet e avionëve të përdorur nga zyrtarët e lartë të Kremlinit në mars treguan se Putini mund të ketë qenë në një strehë pranë Surgut në Siberinë perëndimore./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!