Mediet e gjirit jehonë Xhamisë së Ballies në Elbasan

schedule19:26 - 12 Korrik, 2022

schedule 19:26 - 12 Korrik, 2022

Mediet e huaja i kanë kushtuar artikuj hapjes së Xhamisë së Ballijes në Elbasan në ditën e Kurban Bajramit, 3 ditë më parë.

Dubainewstyle shkruan se myslimanët e Shqipërisë festuan hapjen e Xhamisë së Ballijes në ditën e Kurban Bajramit.

Xhami është rindërtuar pasi u shkatërrua nga autoritetet komuniste pas një dekreti të diktatorit komunist.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar Mazhoritar në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se ka bashkëpunuar me disa subjekte dhe shoqata islame në mbarë botën për të rindërtuar këtë Xhami pikërisht aty ku është ndërtuar dyqind vjet më parë.

“Falenderoj vëllezërit tanë myslimanë jashtë Shqipërisë,  jam shumë mirënjohës për donacionin e shtetit të Kuvajtit, veçanërisht kam një falënderim për familjen filantropike të Shajiës për ndërtimin e kësaj xhamie të bukur. Ne mundëm ta rindërtonim këtë monument të madh islamik në të njëjtin vend ku ishte ndërtuar shekuj më parë”, shtoi ai.

Dubaihospitalitynews shkruan se Xhamia është projektuar nga një arkitekt austriak,  ndërsa punimet e ndërtimit janë kryer nga një kompani vendase.

Procesi i ndërtimit zgjati tre vjet. Xhamia mund të strehonte deri në 1500 njerëz, ndërsa oborri i saj mund të strehonte gati 2000 njerëz.

Kur partia komuniste mori pushtetin në vitin 1945, në Shqipëri kishte 1600 xhami, 70-80 prej të cilave u shpallën si trashëgimi kulturore e mbrojtur. Megjithatë, autoritetet komuniste kanë rrënuar shumicën e këtyre xhamive duke lënë vetëm 22.

Gulftourist.news shkruan se Xhamia e re i ngjan një kryevepre arkitekturore shumë moderne. /Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!