Mediat zvicerane: “Hashim Thaçi tashmë kundër gjykatës kushtetuese”

schedule16:37 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 16:37 - 20 Dhjetor, 2017

Sipas mediave zvicerane, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë është kundër gjykatës speciale e cila pritet të fillojë së shpejti çështjet gjyqësore. Mediat zvicerane mbështesin përfundimin e tyre në fjalimin që kreu i shtetit mbajti përpara forcave të sigurisë në vend.

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” në një shkrim të saj thekson se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tashmë është kundër Gjykatës speciale duke marrë këtu parasysh fjalimin me tone të ashpra kundër perëndimit që kreu i shtetit mbajti para forcave të sigurisë vetëm pak ditë më parë. E përditshmja zvicerane shkruan se shoqatat e veteranëve të UÇK-së po mbledhin firmat e duhura për të ndryshuar ligjin e gjykatës speciale që sipas tyre ofendon luftën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës; ata gjykojnë se qasja e kësaj gjykate është anti shqiptare. Duke cituar presidentin kosovar, e përditshmja raporton se Thaçi ka akuzuar vendet perëndimore se i kanë imponuar këtë gjykatë me anë të një presioni të madh.

Në muajin gusht të 2015-s, parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që e bën këtë gjykatë një institucion që është krijuar nga ligjet e Kosovës. Në atë kohë Thaçi kishte detyruar deputetët e partisë së tij që të votonin pro, vijon më tej shkrimi. Kjo për shkak të apeleve nga SHBA, BE dhe NATO. Dhe në fakt ekzistonte një kusht i tillë që nëse Kosova nuk do pranonte krijimin e gjykatës speciale atëherë Organizata e Kombeve të Bashkuara do të krijonte një gjykatë të saj. Sipas të përditshmes zvicerane, presidenti Thaçi ka ndryshuar qëndrim sepse i ishte premtuar se menjëherë pas krijimit të gjykatës, atëherë do të fillonte lëvizja e lirë për kosovarët dhe vendi do të kishte ushtrinë e tij dhe pse një marrëveshje e tillë mohoet të ketë ekzistuar nga ana e Bashkimit Europiane.

Por, reagimi i presidentit Thaçi mund të jetë pasojë e faktit që vendi është i bllokuar; 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, njohja ndërkombëtare e tij nuk është përfunduar as nga vendet anëtare në Bashkimin Europian, përfundon shkrimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!