Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një hapësirë të veçantë vizitës së djeshme të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në kazermën Adem Jashari, ku ka inspektuar forcat e sigurisë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se kreu i shtetit kosovar ka zgjedhur të veshë uniformë ushtarake në këtë rast, vetëm një ditë para krijimit të ushtrisë së vendit.
Agjencia e Lajmeve Spanjolle “EFE” publikoi një fotografi, ku shihet presidenti Thaçi, duke parakaluar para rreth 400 ushtarëve të FSK-së.
Edhe portali evropian “EurActiv”, ka publikuar një foto nga ky event i rëndësishëm, ndërsa media të tjera botërore kanë cituar pjesë të fjalimit të presidentit Thaçi. /abcnews.al