Mediat spanjolle “përcaktojnë” pensionimin e Leo Messit

schedule17:52 - 30 Mars, 2023

schedule 17:52 - 30 Mars, 2023

Trofeu i Kupës së Botës i fituar në Botërorin e Katarit, nuk ishte asgjë më shumë se “qershia mbi tortë” në karrierën magjike të Lionel Messit, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm në ekipet ku ka performuar e ka dhuruar spektakël për futbolldashësit prej më shumë se 15 vite tashmë.

Mesa duket, trofeu i Kupës së Botës i ka shijuar aq shumë “pleshtit” saqë kërkon ta përsërisë edhe një herë këtë sukses në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada e Meksikë.

Sipas mediave spanjolle, plani i “la pulga”-s për të ardhmen është pikërisht mbyllja e karrierës së tij, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, mirëpo nuk flet më shumë për karrierën e tij.

Mediat “iberike” supozojnë se një rikthim i 7 herë fituesit të “Topit të Artë” në Barcelonë është i pamundur dhe se Messi kërkon të zhvillojë edhe një sezon të fundit te “gjigandët” francezë të PSG, përpara se të kalojë drejt një klubi të MLS, më i mundshmi është Inter Miami, me karrierën që pritet të vazhdojë deri në vitin 2026.

Mirëpo, këtoj janë thjesht aludime të mediave spanjolle e deri më tani deklaratat mes Presidentit të Barcelonas, Joan Laporta dhe babait të Leo Messit, i cili është dhe njëkohësisht menaxheri i tij po shtojnë vazhdimisht shpresat te tifozat “blaugrana” për një rikthim të mundshëm të “pleshtit”, në klubin ku bëri historinë. /i.m /abcnews.al