Sipas mediave serbe, presidenti Aleksandër Vuçiç tashmë është nën presion të madh pas miratimit të projektliogjeve në Prishtinë për krijimin e ushtrinë e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve “Novosti” shkruan se kreu i shtetit serb është nën presiona të brendshëm, pasi nëse formohet ushtria e Kosovës, atij do i kërkohet nga autoritetet e Beogradit që të shpallë pushtimin e Kosovës. Kjo sepse sipas të gjitha marrëveshjeve vetëm KFOR-i mund të jetë në territor si forcë ushtarake, shkruan “Novosti”. Më tej raportohet se Prishtina ndihet më e guximshme pas kërkesës së SHBA-së në OBK për tërheqjen e misionit të UNMIK-ut nga vendi./abcnews.al
Mediat serbe: Vuçiç nën presion për krijimin e Ushtrisë së Kosovës
schedule17:27 - 19 Tetor, 2018
schedule 17:27 - 19 Tetor, 2018
