Mediat serbe: Presidenti Vuçiç do të takohet me Vladimir Putin në 2 tetor

schedule11:20 - 24 Shtator, 2018

schedule 11:20 - 24 Shtator, 2018

Mediat serbe raportojnë se tashmë është caktuar data për takimin e radhës mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe liderit të Kremlinit Vladimir Putin. Takimi do të mbahet në 2 tetor. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se lajmi është konfirmuar dhe nga ambasadori rus në Beograd, Aleksander Chepurin, i cili shtoi se në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.
Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!