Mediat serbe kanë thelluar informacionin, pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç, se do të takohet në Berlin në 29 prill me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj. Sipas tyre objektivi i takimit është vazhdimi i dialogut me Kosovën, por pa heqjen e tarifave ndaj produkteve serbe.
Pas ftesës së Gjermanisë dhe Francës për të mbledhur presidentët dhe kryeministrat serbë dhe shqiptarë në Berlin më 29 prill, si dhe përfaqësuesit e Prishtinës nën moton për bashkëpunimin në rajon, mund të fshihet një arsye tjetër –Beogradi do të pranojë të vazhdojë dialogun me Prishtinën pa heqjen e taksës mbi produktet serbe.
Në këtë mënyrë mediat serbe komentojnë atë që një ditë më parë konfirmoi presidenti I vendit Aleksandër Vuçiç. Sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”, qarqe individuale diplomatike dhe burimet e saj kanë marrë përsipër nën monitorimin e Berlinit dhe Parisit, të zgjidhin çështje kyçe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas raportimeve të klan kosova në takimin e 29 prillit që organizohet nga dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian pritet të marrin pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta si dhe kryeministri Edi Rama.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë konfirmuar se kanë marrë ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Berlin.
Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimmarrësve europiane është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al