Mediat serbe: NATO dhe KFOR kërcënuan Serbinë

schedule11:15 - 4 Tetor, 2018

schedule 11:15 - 4 Tetor, 2018

Mediat serbe aludojnë se Serbia është kërcënuar me luftë nga NATO dhe KFOR, nëse do të kishte ndërmend të fuste forca ushtarake në Kosovë. Sipas të përditshmes “Novosti” kërcënimi direkt i është bërë Serbisë në Beograd, gjatë takimeve të përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe shteteve më të fuqishme anëtare të NATO-s.

E përditshmja serbe “Novosti” raporton se Serbia është kërcënuar nëse do të ndërhynte në Kosovë për çfarëdo arsye. Sipas mediave serbe KFOR dhe NATO kanë bërë të qartë se në këtë rast Beogradi do të hynte në luftë të hapur me ‘ta dhe jo me policinë e Kosovës.

Kërcënimi direkt i është bërë Serbisë në Beograd, gjatë takimeve të përfaqësuesve të lartë shtetëror dhe shteteve më të fuqishme anëtare të NATO-s.

Sipas burimeve të Novosti një diplomat ishte shumë i interesuar për mënyrën se si Beogradi ndiqte situatën në Ujman. Duke iu referuar vizitës së presidentit të Kosovës Thaçi në veri të vendit fundjavën e kaluar. Në të njëjtin takim, ai kishte shprehur pakënaqësinë për vendimin e presidentit serb Vuçiç për vendosjen e ushtrisë së vendit në gatishmëri.

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO nuk përjashtoi mundësinë e një konflikti të “armatosur”, vijon më tej shkrimi. Diplomati perëndimor theksoi se KFOR-i ka për detyrë të mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës. Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!