Mediat serbe, kryeministrja Brnabiç reagon ndaj fjalës së Metës

schedule15:30 - 9 Korrik, 2019

schedule 15:30 - 9 Korrik, 2019

Mediat serbe raportojnë për debatin mes kryeministres serbe Brnabiç dhe presidentit të Shqipërisë Iliri Meta, të dy të pranishëm në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Sarajevë.

B92 shkruan se përplasja ka ndodhur pas kërkesës së presidentit Meta që Bosnje e Hercegovinë të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran. Brnabiç reagoi duke thënë se aty nuk kishte vend për provokime.

Sipas presidentit Meta përfaqësuesit e Kosovës ishin të detyruar për të mos marrë pjesë në këtë samit. Kryeministrja serbe u shpreh se përveç Bosnje e Hercegovinës, dhe Rumania, Greqia dhe Moldavia nuk e njohin Kosovën, dhe në mënyrë që samiti të vijonte punimet të gjithë duhet të respektonin marrëdhëniet diplomatike.

Ajo shtoi se nuk mund të sigurohet qëndrueshmëria rajonale dhe bashkëpunimi pa një respekt reciprok dhe duke provokuar si Presidenti i Shqipërisë Meta. Ajo u shpreh e keqardhur për mospraninë e përfaqësuesve të Prishtinës në samit, por sipas Brnabiç kjo tregon mungesën e perspektivës së Prishtinës për bashkëpunim rajonal./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!