Mediat serbe konfirmojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të KS në OKB

schedule14:55 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 14:55 - 15 Dhjetor, 2018

Pas kërkesës së Serbisë, mediat serbe thonë se është konfirmuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Kjo është bërë përmes Rusisë dhe partnerëve serb. Në Nju Jork pritet të shkojë Presidenti, Aleksandër Vuçiç. Analisti Dushan Janjiç, jep idenë e një trioje ndërkombëtare për Kosovën, njohje të ngushtë të pavarësisë dhe dialog me ide të qarta.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të udhëtojë të hënën drejt Nju Jorkut pasi është konfirmuar diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë e konfirmojnë mediat serbe përmes agjencisë ruse Tass, e cila thotë se Bregu i Fildishtë do ta marrë një përgjegjësi të organizimit.

Mbrëmjen e së premtes ambasadori rus kishte arritur në një takim të pa paralajmëruar tek presidenti serb.

Analisti Dushan Janjic, thotë se tani do të duhej bërë kujdes pasi faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në krijimin e tensioneve të lokalizuara në rajon. Formimi i ushrisë së Kosovës ndikon në krahun jugor të NATO-s.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretike: Duhet parë se çfarë ka ndodhur si pasojë e masave dhe të bëhet një analizë e problemeve dhe zgjidhjeve në mënyrë që disa të zgjidhen më herët. Këtë mund ta bëjë një treshe politike e SHBA, NATO dhe BE, përkatësisht Gjermania. Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Janjic thotë se zgjedhjet janë të mundshme edhe në Kosovë edhe në Serbi pasi kjo situatë forcon qeverisjen politikisht. Por, thotë se konflikti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë i ngrirë.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretike: Kosova duhet ta pranojë një njohje të kufizuar, si modeli i dy Gjermanive. Një deklaratë të qartë të Serbisë që ky shtet ekziston, pa shkëmbim ambasadorësh dhe ndërprerje e veprimeve kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Duhet folur edhe për kufijtë. Ky është maksimumi që mund të fitohet.

Reagimet e Serbisë ishin të ashpra dhe kryesisht me idenë për ta paraqitur si rrezik për sigurinë. Presidenti Vuçiç tha se do t’i mbrojë serbët e Kosovës, por për të shmangur tensionet andaj ishte pro kompromisit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!