Sipas mediave serbe, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po shqyrton kërkesën e ish ambasadores amerikane në OKB, Niki Hejli, për largimin e Unmik nga Kosova.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po merr në konsideratë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strategjinë e tërheqjes së misionit të OKB-së në Kosovë. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, kjo është konfirmuar nga selia e organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju York.
Të pyetur nëse Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar letrën e ish ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, dhe cilat janë procedurat e mëtejshme që duhen ndërmarrë, zëdhënësi i zyrës së Guterres, u shpreh se mund të konfirmonte se sekretari i Përgjithshëm e ka parë letrën dhe është duke e analizuar. Në letrën e Hejli dërguar Guterres më 9 tetor, ambasadorja amerikane ka kërkuar hartimin e një strategjie për largimin e UNMIK-ut nga Kosova. Një kërkesë që në Beogard është cilësuar si një iniciativë për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova./abcnews.al