Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka paralajmëruar se do të vizitojë së shpejti Kosovën. Lajmin ëshët publikuar nga e përditshmja serbe “Danas”, e cila citon burime në Qeverinë e Serbisë. Sipas kësaj gazete, burimi nuk ka dashur të saktësojë datën se kur Gjuric do të jetë në Kosovë por thuhet se ajo mund të bëhet para datës 20 prill, që përputhet me datën kur serbët e Kosovës kanë paralajmëruar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Më 26 mars, Marko Gjuriç hyri ilegalisht në Kosovë, policia e Kosovës e arrestoi në Mitrovicë dhe e dëbua forcërisht nga vendi po atë ditë. /abcnews.al
Mediat Serbe: Gjuriç do të vizitojë sërish Kosovën para datës 20 prill
schedule12:47 - 30 Mars, 2018
schedule 12:47 - 30 Mars, 2018