Mediat Serbe: “Dronët e armikut” vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, Vuçiç dha ​​​​urdhër të shkatërrohen menjëherë

schedule18:20 - 1 Nëntor, 2022

schedule 18:20 - 1 Nëntor, 2022

Mediat serbe kanë lansuar një lajm që duhet të merret me rezervë. Ato shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.

Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiçin, ky i fundit ka lëshuar udhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.

“Vuçiq vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruan mediumi serb, “Politika”.

Për t’i penguar aktivitetet e pretenduara “të armikut”, mediat atje shkruajnë se avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht për t’i sulmuar dronët./Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!