Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet: Shqipëria votoi duke shmangur dhunën

schedule13:03 - 1 Korrik, 2019

schedule 13:03 - 1 Korrik, 2019

Kryefjala e pasqyrimit mediat ndërkombëtar të zgjedhjeve vendore të së dielës ishte se Shqipëria votoi duke shmangur dhunën në një proces votimi të kundërshtuar dhe të bojkotuar nga opozita.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit në vendin tonë tërhoqën vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare të cilat njëzëri ka vënë theksin në faktin se të dielën u shmang dhuna

Balkan Insight shkruan se dita e zgjedhjeve vendore kaloi më shumë paqësore se sa pritej, edhe pse bojkoti i opozitës do të lërë qeverinë socialiste në një betejë të lodhshme për të mbrojtur legjitimitetin e rezultatit

Pas kalimit të shqetësimit për episode dhune, pjesëmarrja e ulët në votime do të ndikojë në legjitimimin e rezultateve. Me një pjesëmarrje prej 19 për qind dhe me kandidatët socialist të cilët nuk kishin rovalë, pjesëmarrja në votime mbetet tema e vetme e debatit.

Euroneës raporton se qendrat e votimit u mbyllën pas një dite të qetë. Asnjë incident I rëndë nuk u regjistrua, edhe pse në disa vende ata që votuan u shoqëruan me këngë komuniste. Kryeministri Edi Rama e cilësoi votimin e qetë si një fitore për Shqipërinë europiane, vijon më tej raportimi. Ndërsa nga ana tjetër lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se pjesëmarrja e ulët nënkuptoi se procesi farsë u refuzua me një përqeshje epike. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime ishte 21.6 për qind, raporton Euroneës.

Associated Press vë theksin tek masat e marra nga policia për shoqërimin e kutive të votimit në qendrat e numërimit në Shkodër të dielën e 30 qershori. Por në përgjithësi procesi zgjedhor ishte i qetë dhe ata që votuan nuk patën pengesa në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita. Si kryeministri ashtu dhe lideri i opozitës e shpallën të dielën si një ditë të suksesshme për partitë përkatëse.

Fitorja pa rivalë e Ramës, është titulli kryesor i “La Stampa”. Opozita shqiptare bojkotoi zgjedhjet vendore në një ohë që votuan më pak se 20 për qind e atyre me të drejtë vote. Ndërsa personazh kryesor i reportazhit është një person i cili mban shënim të gjithë njerëzit që votojnë, i cili para gazetarit Italian e pranon pa problem se po kontrollohen ata që votojnë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!