Koalicioni i LSDM dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Mediat në Maqedoninë e Veriut duke cituar burime nga partitë e koalicionit kanë zbuluar dikasteret që do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.
Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalos detaje se ideja e tyre mbetet, shkruan INA.
Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që do ti takojë BDI, ndërsa nga ministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.
Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.
Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori.
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë nisur takimin në orën 14:00 ku më pas pritet të japin edhe detaje rreth asaj çfarë është arritur. /abcnews.al