Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat malazeze zbulojnë vizitën “sekrete” të Ramës: Kë takoi në Tuz

schedule10:20 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:20 - 29 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Malin e  Zi, kështu të paktën raportojnë mediat malazeze.

Sipas “Vijesti” të Podgoricës, kryeministri u takua në një restorant, me Nik Gjeloshajn, nga listat shqiptare, njëherësh kryetar i komunës së Tuzit.

“Restoranti ishte plot me mysafirë, dhe një burim i tha “Vijesti” se ata qëndruan për më shumë se një orë.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” se ishte takuar me Ramën, por nuk donte të fliste për detajet e takimit”, shkruajnë mediat vendase.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha Gjeloshaj shkurtimisht.

Burime të “Vijesti” pohojnë se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi.

Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare, shton “Vijesti”. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!