Kroacia u ndëshkua nga Shqipëria me anë të Klaus Gjasulës në minutën e 95-të, në po të njëjtën mënyrë që realizuan vetë kundër Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022.
Mediat kroate kanë bërë krahasimin mes dy ndeshjeve, ku shkruhet se 5 futbollistë shqiptarë, ishin në zonën e 16 metrave të kroatëve.
Në Kupën e Botës, goli i kroatëve u shënua nga Bruno Petkoviç në minutën e 117-të pasi Vlasiç bëri një kundërsulm dhe Orsiç pasoi nga krahu i majtë për të.
Por në ndeshjen ndaj Shqipërisë, “të zjarrtët” e pësuan njësoj pasi Mario Mitaj nisi një sprint rreth 50 metra, Suçiç e humbi nga sytë Hoxha kaloi Juranoviçin dhe Pasaliçin duke gjetur Mitajn, i cili pasoi drejt Gjasulës dhe ky i fundit u tregua i saktë para portës së Livakoviçit./abcnews.al