Mediat kosovare raportojnë për udhëtim “sekret” të Thaçit në Podgoricë

schedule12:08 - 16 Shkurt, 2018

schedule 12:08 - 16 Shkurt, 2018

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Thaçi për arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin mes dy vendeve, mediat kosovare raportojnë se kreu i shtetit kosovar ka qenë në Podgoricë, në një udhëtim që nuk është bërë publik. Vizita e Thaçit në Malin e Zi ndodhi në momentin që në Prishtinë ishte për një vizitë zyrtare kryeministri malazez Dushko Markoviç. Mediat të cilat kanë publikuar dhe fotografi nga takim, shkruajnë se Thaçi dhe Vujanoviç kanë hartuar deklaratën e lexuar të premten nga Thaçi. Deklarata për demarkacionin do t’i hapë rrugë ratifikimit nga pala kosovare e më pas korrigjimeve të pjesëve të kontestuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!