Mediat kosovare: Presidenca pranon se në Bruksel do të flitet për Luginën e Preshevës

schedule11:48 - 20 Shtator, 2018

schedule 11:48 - 20 Shtator, 2018

Mediat kosovare raportojnë se presidenca në vend ka pranuar se në takimin e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë–Beograd do të flitet dhe për Luginën e Preshevës.

Edhe pse nuk dihet ende se kur do të jetë takimi i radhës në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë–Serbi, mediat kosovare raportojnë se në këtë takim ndër të tjera do të flitet edhe për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

Lajmi është pohuar nga zyra e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, ku përmes një përgjigje dhënë për të përditshmen “Zëri” thuhet se në këtë takim do të bisedohet edhe për mënyrat rreth arritjes së marrëveshjes detyruese ligjore mes dy shteteve.

Se do të diskutohej për Luginën e Preshevës ishte thënë edhe para takimit të fundit, i cili u mbajt në fillim të muajit Shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë, përveç opozitës që tashmë po kundërshton në vazhdimësi idetë e Thaçit rreth dialogut, edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate nuk po e mbështesin paralajmërimin e presidentit për korrigjim të kufirit dhe pse vetë lideri i këtij subjektin politik, Fatmir Limaj, është caktuar udhëheqës i ekipit të formuar nga qeveria për bisedimet me Serbinë.

Ndërkaq, analistët politikë në vend vlerësojnë se është e pamundur të arrihet synimi i Thaçit që të marrë Luginën e Preshevës pa i dhënë asgjë në këmbim palës serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!