Mediat kineze: Koronavirusi e ka origjinën në Itali

schedule15:53 / 25/03/2020

Disa media kineze kanë filluar që të raportojnë se koronavirusi është “me origjinë nga Italia”.

Sipas këtyre mediave, koronavirusi nuk ka “lindur” në Wuhan, por në Itali dhe këto pretendime vijnë pasi një profesor nga Milano kishte deklaruar më herët se në vend po rergjistroheshin raste të çuditshme pneumonie.

Këto raste thuhet të jenë regjistruar në nëntor ndërsa koronavirusi është identifikuar fillimisht nga fundi i dhjetorit të vitit që lamë pas.

Tashmë Beijing po e mohon versionin e mbajtur gjerësisht se qyteti i Wuhan-it është vendi ku është shfaqur për herë të parë Covid-19 pasi numri i rasteve aty ka shkuar në zero dhe tashmë pandemia është përhapur më aktive në Evropë. Organizatat e lajmeve të drejtuara nga shteti përfshirë The Global Times dhe CCTV kanë komentuar deklaratat e bëra nga profesori italian Giuseppe Remuzzi.

Eksperti i lindur në Bérgamo ishte shprehur se sëmundja mund të kishte qarkulluar në Itali për muaj të tërë para se njerëzit të ndërgjegjësoheshin për epideminë në Kinë.

Profesori Remuzzi ka mohuar të ketë komentuar në lidhje me origjinën e virusit duke i sqaruar mediat kineze se se pika kryesore e komenteve të tij ishte se deri ku ishte përhapur virusi përpara se të zbulohej, jo nga vinte. /abcnews.al/

schedule15:53 / 25/03/2020