Mediat italiane: Tifozët e PAOK dhe të Fenerbahçe të infiltruar si të Romës, janë armiqtë e Feyenoord

schedule15:55 - 25 Maj, 2022

schedule 15:55 - 25 Maj, 2022

Dhuna dhe përplasjet e djeshme të tifozëve të ndryshëm nga Feneyoord dhe Roma me policinë shqiptare, kanë kaluar edhe në sytë e mediave të huaja, sidomos tek ato italiane.

“Corriere dello Sport” ngre alarmin se në Shqipëri kanë udhëtuar tifozët ultras të ekipit grek, PAOK dhe ata të Fenerbahçe. Këto grupe tifozësh janë armiqë të betuar të Feyenoord, dhe mediat italiane kanë ngritur këtë alarm duke supozuar se mund të ketë përplasje të rënda.

Për të ruajtur këtë siguri, një numër i madh efektivësh policie kanë zbarkuar në Tiranë për të mbajtur rendin. / h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!