Mediat italiane pas skandalit të dosjes “Habilaj”

schedule16:37 - 18 Tetor, 2017

schedule 16:37 - 18 Tetor, 2017

Një ditë pas publikimit të përgjimeve të Moisi Habilajt dhe trafikantëve të tjerë, portali italian që publikoi i pari të dhënat e dosjes hetimore, vijon të komentojë situatën e krijuar në Shqipëri. “Ngjarja ka shkaktuar tërmet politik, kryeministri Rama kërkon të vërtetën, ndërsa opozita largimin e kryeministrit” –shkruan Meridio-News.

Nis me deklaratën e kryeministrit Rama: E vërteta duhet të shkojë deri në fund!, raportimi i mediave italiane për atë që ndodhi në vendin tonë pas arrestimit të 39 vjeçarit Moisi Habilaj. Ky i fundit akuzohet se është në krye të një organizate që merret me trafikun ndërkombëtar të marijuanës. Pikërish Meridionjus që publikoi dosjen e plote hetimore shton se i arrestuari është kushëriri i ish ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.
Më tej raportimi vijon me faktin se debati politik në Shqipëri aktualisht është përqendruar në lidhjet mes Shqipërisë dhe Katanias si dhe përfshirjen e Tahirit në këtë histori. Duke publikuar statusin në Facebook të kryeministrit Rama të së martës, më tej thuhet se opozita në Shqipër me liderin basha kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një komisioni hetimor anti mafia.
Tahiri nga ana e tij përgënjeshtroi publikisht lidhjet me kushëririn që përfundoi në pranga Moisi Habilaj duke shtuar se do i kërkonte ai prokurorisë që të hetonin mbi të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!