Mediat italiane jehonë zgjedhjeve: Rezultati i ngushtë mes forcave politike, opozita shpall fitoren

schedule22:39 - 25 Prill, 2021

schedule 22:39 - 25 Prill, 2021

Mediat italiane i kanë bërë jehonë exit polleve të publikuara për zgjedhjet parlamentare të së dielës. TGCOM 24 dhe La Reppublica shkruajnë se PS dhe opozita e përbërë nga PD dhe LSI janë kokë më kokë përsa i përket rezultateve. Rezultatet përfundimtare të votimit pritet të dalin pas dy ditësh ndërsa opozita nuk pret dhe shpall fitoren, shkruajnë mediat.

Më tej thuhet se dy exit polle të ndryshme i japin Ramës 46%, PD 44% dhe LSI në 5%, me një diferencë marazhi gabimi të paktën 2 pikë. Mediat fqinje vënë theksin gjithashtu tek deklarata e Kryemadhit, e cila “ka pretenduar tashmë fitoren për koalicionin opozitar i cili, tha ajo, do të kishte midis 85 dhe 90 vende nga 140 gjithsej që përbëjnë Parlamentin.”

“Gjatë fushatës elektorale, Rama tha se ishte i sigurt për mandatin e tretë dhe në mbrëmje ai u shfaq para mediave duke thënë: “Sondazhet ofrojnë argumente të ndryshme në lidhje me një betejë që është akoma e hapur. Rezultati përfundimtar do të jetë ai i sondazheve”, tha Rama, duke specifikuar se “megjithatë, edhe rezultatet e votimit na konfirmojnë si një forcë qeverisëse” .”, shkruan La Reppublica. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!