Roma u eliminua nga Kupa e Italisë ditën e djeshme nga Cremonese me rezultatin 1-2.
Ishte një dështim i zhurmshëm i Romës në këtë kompeticion, duke u eliminuar përpara 60 mijë tifozësh. Gjithçka nis me gabimin e rëndë në mbrojtje të Kumbullës, i cili i hap rrugën kundërshtarit duke pësuar golin e parë të sfidës.
Të gjitha mediat italiane janë në të njëjtin mendim, Kumbulla kontrollon dobët topin dhe i jep mundësinë kundërshtarit të përballet i vetëm me portierin, ku ky i fundit shkakton një penallti më pas dhe qe transformohet në gol.
Kumbulla zëvendësohet nga Mourinho në fillim të pjesës së dytë, pasi tekniku portugez nuk mund ta përtypte atë gabim të mbrojtësit shqiptar.
Vlerësimet e mediave italiane për Kumbullën:
Tuttomercatoweb: 4,5
Gazzetta dello Sport : 4
Corriere dello Sport : 4
Tuttosport : 4
Vocegiallorossa : 4 / h.ll/abcnews.al