Mediat italiane bëjnë parashikimin, ja si pritet të jenë formacionet e skuadrave në grupin e “ferrit” të Euro 2024

schedule15:16 - 11 Qershor, 2024

schedule 15:16 - 11 Qershor, 2024

Konsiderohet padyshim, si gurpi i “ferrit”, në këtë Evropian. “Legjionarët” tanë do të masin forcat, me më të mëdhenjtë e kontientit në Gjermani, duke filluar që nga Spanja e Kroacia, e deri te kampionët në fuqi të kompeticioni, Italia, teksa ndaj “Të Kaltërve”, të Luciano Spalletti do të nisin edhe rrugëtimin e tyre, më 15 qershor.

Mirëpo, teksa na ndajnë vetëm katër ditë nga nisja e këtij rrugëtimi, për ekipet e grupit B, mediat italiane kanë publikuar mesditën e kësaj të marte, formacionet e mundshme, të të katërtave përfaqësueseve, ku padyshim ajo çka bie më në sy është se në formacionin e “Legjionarëve” tanë kanë zgjedhur Laçin në mesfushën dhe Bajrami është spostuar në sulm, në vend të Taulant Seferit.

Ndërkaq, sa i përket Kombëtareve të tjera nuk duket të ketë surpriza, ku te “Të Kaltërit” e Italisë në sulm janë vendosur Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini e Scamaça, në radhët e “La Furia Roja” janë vendosur më të mirët e mundshëm, ndërsa Kroacia do të udhëhiqet edhe për një herë tjetër në mesfushë nga treshja Modric-Brozovic-Kovacic. /i.m /abcnews.al

Formacionet e mundshme:

Shqipëria, 4-3-3

Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Broja, Bajrami.

Italia, 3-4-2-1

Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni; Cambiaso, Barella, Jorginho, Dimarco; Chiesa, Pellegrini; Scamacca.

Spanja, 4-2-3-1

Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Grimaldo; Fabian Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Ëilliams; Morata.

Kroacia, 4-3-3

Livakovic; Juranovic, Erlic, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Ivanusec.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!