Mediat greke janë skeptike për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. E përditshmja “To Vima”, citon burime diplomatike, sipas të cilave, pritshmëritë janë të ulëta.
E përditshmja greke “To vima” në një shkrim për çështjen e emrit të Maqedonisë, citon burime diplomatike greke sipas të cilave pritshmëritë për gjetjen e një zgjidhjeje janë të pakta. Kjo duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme të dy palëve për çështje të caktuara dhe shumë të rëndësishme. Në analizën e publikuar në versionin e saj on line, “To Vima” shkruan se po bëhen shumë përpjekje për të gjetur një qëndrim të përbashkët, edhe pse ekzistojnë shumë çështje të hapura dhe shumë raste të cilat shkaktojnë mospajtime midis të dyja palëve. Sipas të përditshmes greke ndër pengesat që vendosen janë edhe përmendja e shpeshtë e Kushtetutës nga kryeminstri Zaev, dhe qëndrimi i tij për të mos bërë asnjë ndryshim kushtetues. Kjo ëshët pikërisht dhe një nga pikat që vështirë se mund të pranohet nga pala greke. Lidhur me çështjen e emrit, To vima shkruan se variant “Maqedoni e Sipërme” është ai që mbizotëron, por as kjo nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur./abcnews.al