Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes që tronditi Gjirokastrën gjatë së dielës. Disa prej portaleve dhe gazetave kryesore të shtetit fqinj kanë pasqyruar gjerësisht ngjarjen duke iu referuar mediave shqiptare.
Megjithatë, ato nuk raportojnë faktin që shtetasi grek Kostandinos Kaçifas ka qëlluar në drejtim të policisë shqiptare. Disa prej tyre shkruajnë se ka qëlluar në ajër në momentin që forcat RENEA po hiqnin flamurin grek. “Vritet vorio-epirioti pas përplasjes me policinë shqiptare”, shkruan në titull Zougla.gr.
Ndërsa gazeta “Protothema” vijon: “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”.
Dhe më tej nënvizon se “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të festës kombëtare greke të 28 Tetorit”. I njëjti version përcillet edhe nga media si “Skai.gr”, “Ta Nea”, “Efimerida”, “Newsbomb.gr” e shumë të tjera. /abcnews.al