Tragjedia në Tiranë, jehonë në mediat greke: Familja vetësakrifkohet për “ringjalljen”

schedule15:13 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:13 - 3 Korrik, 2020

Ngjarja tragjike e Kombinatit që mund të cilësohet përtej imagjinatës njerëzore dhe e padëgjuar në asnjë vend të botës më parë, ka marrë vëmendjen e mediave fqinje.

Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit tronditës, ku në titujt kryesorë të tyre shkruhet “Tmerri në Shqipëri”.

Kështu një nga mediat greke shkruan :

“Tri gra, një nënë dhe dy vajza, besnike ndaj fesë, kanë vendosur të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall sekti fetar ku ishin pjesë.

LEXO edhe: Pjesë e sektit fetar të krishterë, këto janë nëna dhe vajzat e tragjedisë në Tiranë

Si rezultat, 56-vjeçarja Zaneta I. dhe vajza e saj 30-vjeçare Anisa u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Tiranë sot, ndërsa motra e vogël, Blerta u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të urisë.

LEXO edhe: “I rashë derës, Zhaneta me tha zhduku…”: Fqinjet tregojne momentet e fundit me familjen Josifi

E penduar për këtë zgjedhje, gruaja e re që mbijetoi i tha policisë: “Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë”.

Sipas të dhënave të para mjekësore, 33-vjeçarja duhet të kishte vdekur shumë kohë më parë dhe ishte mbajtur në shtrat nga nëna dhe motra e saj në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur produkte të ndryshme që nuk lejonin që trupi të kalbet dhe erë e keqe”.

Ndërkohë një tjetër media shkruan:

Ajo që ka ndodhur në Tiranë nuk i përshtatet mendjes njerëzore. Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besnike të fesë së një sekti fetar, vendosën të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall ky sekt fetar”.

LEXO edhe: Familja e tragjedisë, tre vetëvrasje në pak vite: E fundit, horror

Ngjarja tronditëse ka kaluar kufijtë shqiptarë duke tronditur edhe opinion e vendit fqinj.

Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kombinatit u gjetën të vdekura nëna dhe vajza 30 vjeçe, kjo e fundit sipas ekspertizës mendohet të ketë vdekur 7-8 muaj më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!