Mediat gjermane: BE është kundër ndarjes së Kosovës

schedule18:24 - 2 Tetor, 2018

schedule 18:24 - 2 Tetor, 2018

Në një analizë të gjatë, gjermania “Frankfurter Algemain Caitung”, thekson se Bashkimi Euroopian është kundër idesë së presidentit të Kosovës Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë. Sipas shkrimit Thaçi ka humbur përkrahjen e të huajve në rajon.

Gjermania “Frankfurter Algemain Caitung”, në një analizë të gjatë thekson se shumica e vendeve të Bashkimit europian janë kundër korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në numrin e së martës të gazetës konservatore gjermane thuhet se shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka thyer një tabu të politikës së BE-së ndaj Ballkanit. Që nga konfliktet e përgjakshme të viteve ’90 në Ballkan për politikanët e BE-së vlente parimi se shkëmbimi i territoreve në bazë të përkatësisë etnike nuk është zgjidhje dhe do të ashpërsonte tensionet në rajon. Mogherini, shkruan gazeta gjermane, është deklaruar në përkrahje të planeve të presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes vendeve të tyre.

Franca është treguar e hapur ndaj shkëmbimit të territoreve, por Gjermania dhe një shumicë e qartë e shteteve të BE-së e hedhin poshtë këtë. Kjo u bë e qartë në fund të gushtit në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas përmendi rrezikun e hapjes së plagëve të reja në rajon dhe rritjen e kërkesave për korrigjim të kufijve në tërë rajonin. Kolegu i tij nga Luksemburgu Jean Asselborn shtoi se kjo mund të ndikojë shumë negativisht në vende të tjera të rajonit. Kjo vlen në radhë të parë për Bosnjë-Hercegovinën, ku marrëdhëniet mes grupeve etnike boshnjake, serbe dhe kroate janë pandryshueshëm tepër të tensionuara. BE po ashtu frikësohet se shkëmbimi i propozuar i territoreve mund të zgjojë ide të tilla edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe në disa pjesë të Serbisë të banuara nga pakicat, shkruan «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Gazeta shkruan se pavarësisht kundërshtimit gjerman, si dhe dështimit të takimit mes Thaçit dhe Vuçiç në Bruksel në fillim të shtatorit; por dhe refuzimit të shumicës së vendeve anëtare të BE-së të korrigjimit të kufijve në Ballkan, Mogherini nuk ka ndërmend të heqë dorë. /abcnews.al