Kylian Mbappe po rimendon seriozisht të ardhmen e tij te PSG, të paktën kështu raporton “L’Equipe”.
Marrëveshja e rinovimit që ai nënshkroi pak më shumë se një vit më parë me klubin francez përfshinte një klauzolë që do t’i lejonte atij të rinovonte në mënyrë të njëanshme deri në qershor të vitit 2025. Kontrata që ai nënshkroi me PSG ishte në fakt dy sezone plus një opsional, dhe jo tre.
Yli francez ka afat deri më 31 korrik 2023 për të sjellë në fuqi sezonin shtesë dhe të qëndrojë i lidhur me klubin francez deri në vitin 2025, por sipas mediumit në fjalë, kjo nuk do të ndodhë. Skenari është ndryshe, që në vjeshtë ai i kërkoi bordit të largohej për shkak të mosmarrëveshjeve, megjithëse tensioni mes dy palëve është ulur. Sitata është edhe një herë jashtëzakonisht e komplikuar për drejtuestit e PSG-së, të cilët shohin yllin e tyre kryesor të kthehet në “tabelë qitje” nga ndonjë klub i madh.
Sipas mediave franceze, skuadra, pas dështimit edhe për një sezon në Champions League, synon të përgatisë një projekt të ri rreth Mbappe, ku nuk do të përfshinte lojtarë si Messi apo Neymar. Megjithatë, synimi i lojtarit duket i fiksuar dhe ai nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën që i korrespodon nga kontrata aktuale./h.ll.abcnews.al
?️ La une du journal @lequipe du mercredi 24 mai
Lire l’édition à partir de 00h30 sur votre site > https://t.co/cNWb8X8tHF pic.twitter.com/yrF941iKCl
— L’ÉQUIPE (@lequipe) May 23, 2023