Mediat franceze “jehonë” Shqipërisë/Rama: Natyra dhe plazhet shqiptare premtojnë pushime të paharrueshme

schedule12:36 - 21 Shkurt, 2024

schedule 12:36 - 21 Shkurt, 2024

SHQIPËRI- Bukuritë natyrore, historia, kultura, por dhe plazhet e bukura të Shqipërisë kanë “joshur” turistët e huaj. Të shumta kanë qenë mediat europiane dhe më gjerë, të cilat i kanë kushtuar artikuj vlerësimi natyrës së Shqipërisë, duke ndarë po ashtu edhe eksperiencat dhe mbresat e paharrueshme të turistëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në “Facebook” dy reportazhe të mediave franceze, të cilat kanë përshkruar në detaje gjithçka që ofron Shqipëria dhe natyra e saj që pret eksplorime të reja.

“Natyra dhe plazhet shqiptare premtojnë të jenë pushimet e paharrueshme të francezëve për vitin 2024 Nën fokusin e promovimit të mediave franceze të udhëtimeve ku së fundi “Neës Day Fr” dhe “A Vous Poitiers” e përshkruajnë Shqipërinë si një përvojë e pasur me zbulime për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, traditave lokale dhe turizmit të aventurës, pa lënë mënjanë bukuritë e bregdetit”,  shkruan Rama.


Sipas kryeministrit, gjatë muajit janar rreth 3 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë, një e dhënë kjo, e cila sipas Ramës mbetet shumë premtues për sezonin turistik në vazhdimësi.

“Rreth 3000 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë gjatë janarit të këtij viti, një shifër premtuese për një treg në rritje nga vendet e Evropës perëndimore”, shkruan Rama/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!