Vendimi i papritur për dorëheqje të parevokueshmë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë menjëherë xhiron në mediat ndërkombëtare. Haradinaj i cili është thërritur si i dyshuar nga gjykata special në Hagë, u shpreh se nuk mund të mbronte pafajësinë e tij nga post i Kryeministrit.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas thërritje si i dyshuar nga gjykata special në Hagë për krime lufte. Lajmi për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit në Kosovë ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare të cilat i kanë dhënë hapësirë si një ndër lajmet më të rëndësishme të ditës. Deutsche Vele shkruan ndër të tjera se ish komandanti i UCK-së dha dorëheqjen nga posti i tij ndërkohë që ka qenë në Hagë dhe dy herë të tjera për të njëjtat akuza.
Radio Evropa e Lirë raporton se Haradinaj në fjalën e tij të dorëheqjen ka falënderuar popullin e Kosovës për besimin dhe mbështetjen. Deklarata e papritur u bë pas mbledhjes së qeverisë.
Edhe agjencia aziatike e lajmeve CNA e cila e ka vendosur lajmin në faqen e saj të parë për një kohë të gjatë shkruan se dorëheqja erdhi si pasojë e thirrjes si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Haradinaj në fjalën e tij theksoi se i ishte kërkuar të paraqitej në gjykatën special si kryeministër ose si qytetar i thjeshtë dhe ai kishte zgjedhur të dytën.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Haradinaj një ish komandant i UCK-së ka mohuar gjithnjë akuzat duke u treguar gjithnjë i gatshëm të përballet me faktet. Ai gjithashtu kërkoi që me rrëzimin e qeverisë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në raportimin e saj Yahoo shkruan ndër të tjera se Haradinaj ka theksuar disa herë se nuk mund të përballej me këtë çështje si kreu i ekzekutivit. 51-vjecari i cili drejton qeverinë që nga shtatori i 2017-ës u shpreh se kjo ishte një goditje e rëndë politike për Kosovën por ai do të mbronte veten e tij si një luftëtar i Kosovës. Haradinaj gjithashtu u shpreh se do të kandidonte në zgjedhjet e parakohshme në mënyrë që të rikthehej në postin e tij të Kryeministrit./ABC News Albania 24/7