Mediat britanike shkruajnë se Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin negociatat këtë verë, por dy anëtaret e ardhshme të Bashkimit Europian do të përçajnë BE-në, pasi jo të gjitha vendet mbështesin idenë e zgjerimit të bllokut.
E përditshmja britanike “Express” shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia janë dy anëtarët e ardhshëm të Bashkiit Europian që do e përcajnë BE. Po sipas të përditshmes, bisedimet për anëtarësim për të dyja vendet pritet të nisinë këtë verë.
Më tej shkruhet se një sinjal i qartë për hapjen e bisedimeve dhe se blloku është i vendosur për zgjerim, është dhe vizita e Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, komisionerit për zgjerim Johanes Hahn dhe Federica mogherinit në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të zi dhe në Kosovë, ditët e ardhshme.
Sipas “Express” kjo lëvizje do të shkaktojë përcarje të mëdha Brenda bashkimit europian, ku disa vende janë shumë të pavendosura nëse duhet të ndodhë hapja e bisedimeve, përfshirë Gjermaninë. Por nga ana tjetër ka dhe vende anëtare që kërkojnë përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së.
Media britanike citon intervistën e Johanes Hahn për gjermanen Di Velt kur thotë se Komisioni Europian do të rekomandojë shumë shpejt, brenda verës së këtij viti, hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Të gjashtë vendeve të Ballkanit iu është premtuar anëtarësimi që në vitin 2003, por procesi është vonuar për shkak se vendet nuk kanë bërë mjaftueshëm për plotësimin e kushteve.
Përçarjet brenda Bashkimit Europian u vunë re dhe gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Bullgari një javë më parë ku ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel u shpreh se situata në Serbi dhe Kosovë ishte ende e vështirë.
Gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian do të inkurajojnë vendet e rajonit për realizimin e reformave si dhe për prezanrimin e nismave të reja mbështetëse për procesin e transformimit. /abcnews.al