Mediat britanike: Dyshohet për 50 viktima nga fundosja e gomones në Kanalin Anglez

schedule10:20 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 10:20 - 14 Dhjetor, 2022

Të paktën 30-50  persona dyshohet se kanë humbur jetën nga fundosja e gomones në Kanalin Anglez, sipas mediave britanike.

Tashmë ka nisur edhe një operacion për kërkime nga ajri për trupa të pajetë dhe për të mbijetuar. Gomonja me emigrantë mësohet se u fut në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa u ça dhe u mbyt.

Thirrjet e para tek rojet bregdetare erdhën rreth orës 3:00 të mëngjesit. Faqja e internetit e radarëve të Trafikut Detar tregoi një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë, si dhe një helikopter i rojeve bregdetare janë në vendngjarje përfshin dy varka shpëtimi RNLI nga Ramsgate dhe Rye, varkën patrulluese të Marinës Mbretërore HMS Severn, një anije patrullimi franceze të rojes bregdetare Kermorvan si dhe dy anije peshkimi.

/abcnews.al