Mediat angleze befasojnë, emri i Gerrard per stolin e PSG-së

schedule12:55 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:55 - 22 Shkurt, 2023

Një lajm mjaft befasues për trajnerin e ardhshëm të Paris Saint-Germain vjen nga Britania e Madhe.

Sipas “The Sun” dhe “The Scottish Daily Express”, në listën e pasardhësve të mundshëm të Christophe Galtier do të ishte edhe Steven Gerrard , i kthyer nga një eksperiencë jo tamam e paharrueshme në pankinën e Aston Villas, e cila e shkarkoi atë në tetor.

Sipas dy mediave britanike, ish-mesfushori i Liverpool-it shihet si “një figurë e rëndësishme që mund të ndihmojë klubin të përmirësohet”./ h.ll/abcnews.al